Wenger dëshiron pozitën e tretë

dardanmiftari | Saturday, May 12, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron fitore kundër West Bromwich Albion, në mënyrë që ta sigurojë kualifikimin e drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve (pozitën e tretë në tabelë).

Në ndeshjen e të dielës, Topçinjve u duhet fitore në mënyrë që të mos e lejojnë rivalin lokal, Tottenham, që t’ua zë pozitën e tretë.

“Do të jetë një arritje e madhe nëse e bëjmë këtë... Do të jem jashtëzakonisht i lumtur nëse ia arrijmë qëllimit”, ka thënë trajneri për Arsenal Player.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...