Pato pendohet që luajti ndaj Barcës
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka thënë se ishte ngutur me angazhimin e tij në sfidën e 3 prillit ndaj Barcelonës.
Braziliani u kthye në fushë pasi kishte qëndruar një muaj jashtë saj, por pësoi një lëndim, i cili ia pamundësoi paraqitjen në pjesën e mbetur të sezonit.
“Nuk duhej të luaja ndaj Barcelonës. Të gjithë vendosën se mund të luaja, duke përfshirë edhe veten”, ka thënë 22-vjeçari për TV Globo.
Pato ka mohuar raportimet në media, sipas të cilave, ai ka pësuar 14 lëndime muskulore, duke thënë se e vërteta është që ka pësuar nga dy lëndime në nyjat e të dyja këmbëve, e ka lënduar shpatullën, si dhe ka pasur një problem të vogël me gjurin.
Category: Futboll
0 Komente