Pazzini i ofrohet Juventusit

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Agjenti i sulmuesit të Interit, Giampaolo Pazzini, ia ka ofruar klientin e tij rivalit të përbetuar të Nerazzurëve, Juventusit, gjatë një takimi në muajin prill me drejtorin e Juventusit, Giuseppe Marotta.

Sulmuesi duket se nuk është në planet e Andrea Stramaccionit dhe kështu agjenti i tij Tulio Tinti sipas Goal është takuar me Marottan në prill për të diskutuar mbi një transfer.

Sidoqoftë, Juventusi nuk është i interesuar për një transferim të Pazzinit, pasi po punon vazhdimisht në transferimin e super sulmuesit të klubit holandez Herenveen, Bas Dost, i cili ka shënuar 32 gola në 34 paraqitje këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...