Schalke interesohet për Van der Vaart

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Klubi gjerman, Schalke, ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit holandez të Tottenhamit, Rafael Van der Vaart.

Lajmin e ka konfirmuar për Kicker agjenti i ish-futbollistit të Hamburgut, që vështirë se do të pranojë qëndrimin në Angli, pasi Tottenhami nuk luan në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Van der Vaart ka 75 paraqitje në fanellën e Tottenamit dhe ka shënuar 28 gola. Marrëdhënia e tij e acarruar me Harry Redknapp dhe ambientimi me Gjermaninë në kohën kur ishte te Hamburgu mund të tregohen kyçe drejt kalimit të tij te Mbretërit e Kaltër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...