Portugalia mund të fitojë në Euro 2012 – thotë Ramos

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Spanjës, Sergio Ramos, mendon se Portugalia duhet të konsiderohet si një nga favoritët për ta fituar Kampionatin e sivjetmë Evropian.

Fqinjët e spanjollëve gjenden në “grupin e vdekjes” së bashku me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën, por mbrojtësi i Real Madridit mendon se ekipi i bashkëlojtarëve të tij – Cristiano Ronaldo, Fabio Coentrao dhe Pepe – nuk duhet nënçmuar.

“Një nga favoritët këtë vit, sipas meje, përkundër grupit në të cilin gjendet, është Portugalia”.

“Ata kanë lojtarë të kualitetit të madh. Kam fatin të luaj me disa prej tyre te Real Madridi dhe besoj se ata mund të jenë të suksesshëm në Euro”, citon faqja zyrtare e Realit fjalët e Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...