Ronaldo: Do ta kalojmë grupin

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Portugalia mund të dalë nga “grupi i vdekjes” – ka thënë Cristiano Ronaldo.

Kombëtarja e yllit të Real Madridit bën gara në Grupin B, së bashku me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën, ndërsa CR7 mendon se fakti se nuk janë favoritë do të ndikojë pozitivisht te skuadra e tij.

“E dimë se jemi në një grup mjaft të vështirë, grupin e vdekjes”.

“Kemi disa ndeshje shumë, shumë të vështira përpara, por unë jam i bindur se do të shkojmë më larg se faza grupore”.

“E di se nuk jemi favoritë dhe jam i lumtur për këtë”.

“Nuk pres shumë befasi në Euro, sepse Spanja është shumë e fortë dhe ka edhe përfaqësuese tjera që janë po ashtu shumë të forta”, citon bwin.com fjalët e Ronaldos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...