Prandelli: Nuk dua të varem nga Pirlo

dardanmiftari | Tuesday, May 22, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Cesare Prandelli, mendon se ai ka shumë zgjidhje në mesfushë dhe nuk do të varet vetëm nga Andrea Pirlo.

Italiani nuk është i sigurt nëse do të kërkojë shumë nga mesfushori i Juventusit, gjatë kampionatit evropian, pasi mendon se nëse ata mbështeten vetëm në një lojtar mund të bëhen më të parashikueshëm nga kundërshtarët.

“Pirlo është një kampion, një lojtar i klasit botëror, por nëse ne bazojmë gjithçka në të, atëherë do të bëhemi të parashikueshëm”.

“Ka edhe lojtarë të tjerë në mesfushë në të cilët mund të llogarisim”, ka thënë Prandelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...