PSG mund ta fitojë titullin

dardanmiftari | Saturday, May 12, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka pohuar se gara për titullin e Ligue 1 është ende e hapur.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, Kampionatin francez e udhëheq Montpellier me tri pikë më shumë se PSG që gjendet në vend të dytë, ndërsa një pozitë më poshtë është Lille që ka pesë pikë më pak se pozita e parë dhe matematikisht është ende në garë.

Duke folur për France Football, Leonardo ka thënë se kryeqytetasit janë të vetëdijshëm se mund të shpallen kampionë, sidomos për faktin se këtë xhiro Montpellier luan kundër Lille dhe pritet të lëshojë pikë.

“Ne e dimë se mund ta arrijmë objektivin tonë. Është e vërtetë që Montpellier është një ndeshje përpara me pikë (tri pikë). Ata luajnë kundër vendit të tretë (Lille) që po ashtu mund ta fitojë Kampionatin”, ka theksuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...