Reali mbyll kampionatin me 100 pikë (VIDEO)

dardanmiftari | Sunday, May 13, 2012 | 0 Komente

Real Madridi ka shënuar fitore prej 4-1 kundër Mallorcas në ndeshjen e fundit sezonale në La Liga.

Cristiano Ronaldo e hapi serinë e golave (19’), ndërsa Karim Benzema vendosi rezultatin e pjesës së parë (23’).

Mesut Ozil realizoi golin e tretë për Mbretërit (49’), para se Castro ta shënonte golin e nderit për mysafirët (52’).

Mesfushori gjerman Ozil shënoi edhe golin e dytë personal (58’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas kësaj fitoreje, kampioni i ri i Spanjës thyen rekordin prej 99 pikësh që e mbante Barcelona, dhe vë rekord të ri në La Liga me 100 pikë të tubuara brenda një edicioni.

Me 32 fitore, katër barazime dhe dy humbje, si edhe me 121 gola të shënuar dhe 32 të pranuar, mund të thuhet se ky ishte një nga sezonet më të suksesshme të Real Madridit në Kampionatin spanjoll.

Tre lojtarë të Los Blancos përfshihen në top-pesë golashënuesit më të mirë këtë sezon. Listës i prin Lionel Messi (Barcelona) me 50 gola, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo (Real Madrid) me 46 gola, Radamel Falcao (Atletico Madrid) 24 gola, Gonzalo Higuain (Real Madrid) 22 gola dhe Karim Benzema (Real Madrid) 21 gola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...