Udinese luan në Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Sunday, May 13, 2012 | 0 Komente

Është dashur të zhvillohet java e fundit në Serie A për t’u përcaktuar se kush do të jetë skuadra e tretë (pas Juventusit dhe Milanit) që do të luajë në Ligën e Kampionëve. Pas xhiros së 38-të, në pozitën e tretë përfundoi Udinese.

Skuadra nga Friuli fitoi me rezultat prej 2-0 si mysafir i Catanias, ashtu që renditet e treta në tabelë me 64 pikë.

Lazio arriti ta mposhtë Interin me rezultat 3-1, megjithatë duhet të kënaqet me Europa League, pasi zuri vendin e katërt.

Fitore shënoi edhe Napoli (2-1 ndaj Sienas) që zë vendin e pestë, ndërsa pas tij vijnë Interi dhe Roma, në pozitat gjashtë dhe shtatë, respektivisht.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...