Red Bulls interesohen për Adebayor

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

New York Red Bulls është duke planifikuar një transferim befasues për sulmuesin e Tottenhamit, Emmanuel Adebayor.

Adebayor është i huazuar te Spurs nga Manchester City, që është duke kërkuar blerës për sulmuesin e Togos.

London Evening Standard shkruan se Adebayorit do t’i ofrohet mundësia të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin të Arsenalit, Thierry Henry, nëse dy klubet arrijnë marrëveshje.

Drejtues të klubit amerikan të futbollit kanë qenë në kontakte me përfaqësues të Adebayor dhe besohet se janë të gatshëm ta mbulojnë pagën e tij prej 175 mijë funtesh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...