Toure: Titulli i Ligës Premier, arritja më e madhe

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Yaya Toure thotë se ai i është bashkuar Manchester Cityt për të “bërë histori” dhe se ngritja e trofeut të Ligës Premier do të ishte arritja e tij më e madhe.

“Është shumë e rëndësishme pasi kur City dëshironte të nënshkruajë me mua nga Barcelona, ata mendonin për të sjellë një lojtarë të mirë dhe për të bërë histori brenda katër vitesh”.

“Fitimi i titullit ishte objektivi i parë që kisha kur erdha këtu, pasi nëse dëshironi të shkruani histori, ju duhet të fitoni”.

“Ne gjithmonë kemi besuar në vete pasi kemi lojtarë fantastik. Mendoj se momenti kyç ishte kur Mancini na tha, ‘ne nuk duhet të dorëzohemi pasi Liga Premier është e tillë dhe ndoshta United mund të humbë disa pikë dhe ne të rikthehemi’”, ka thënë Toure gjatë një interviste për CNN.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...