“Ronaldo ishte më i mirë te United”

dardanmiftari | Thursday, May 03, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, beson se superylli Cristiano Ronaldo ka qenë më i mirë te Manchester United se sa që është te Real Madridi.

“Ai është lojtar i mrekullueshëm. Sigurisht, unë e njoh atë mirë nga koha kur luajti te United dhe nuk është befasuese për mua që ai të ketë sezone të shkëlqyera”.

“Por, mendoj se ai ishte lojtar më i mirë kur ishte te United se sa tani që është te Reali. Seriozisht! Këtu, ai shënon më shumë gola, por te United ai luajti si mesfushor, kurse te Reali po e shoh si sulmues”, ka thënë Charlton për Goal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...