Marchisio: Të mbesim të qetë

dardanmiftari | Thursday, May 03, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka bërë thirrje që Bianconerët të mbesin të qetë teksa fundi i sezonit po afron, në mënyrë që Zonja e Vjetër të triumfojë në fund.

Milani është afruar në vetëm një pikë me dy ndeshje të mbetura dhe Marchisio ndjen se Juventusi nuk mund të lejojë që të ndodhin gabimet sikur me Leccen.

“Ne jemi ende në maje të tabelës. Ne tani duhet të tregojmë forcën dhe qetësinë, sidomos ne duhet që të kujtohemi se në fillim të sezonit, ne nuk kemi pritur të jemi një pikë para vendit të dytë me dy ndeshje të mbetura”, ka theksuar Marchisio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...