Galliani mban golin e anuluar të Muntarit në celular
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se ai e mban në celular fotografinë e golit të anuluar të Sulley Muntarit në ndeshjen derbi ndaj Juventusit.
“Ne do të flasim qetësisht për golin e Muntarit deri në fund të kampionatit. Unë mbaj fotot e golit të Muntarit dhe të golit të anuluar të Robinhos në celularin tim, por më shpesh e shikoj atë të Muntarit. Është një fotografi shumë private dhe nuk e tregoj për mediat”.
“Unë vetëm po ecja nëpër zhveshtore dhe nuk e besoja. Mendova se ishte shaka kur dëgjova se Lecce barazoi, por ishte e vërtetë. Që tri katër ndeshje kam vendosur të mos i shikoj 10 minutat e mbetura të ndeshjeve të Milanit. Nuk mund të prashikoj të ardhmen, por vetëm po them se sezoni ynë është i shkëlqyer”, është shprehur Galliani.
Category: Futboll
0 Komente