Rummenigge: Çdo mëngjes mendoj për humbjen në finale të LK

dardanmiftari | Monday, May 28, 2012 | 0 Komente

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se humbja nga Chelsea në finale të Ligës së Kampionëve i kujtohet çdo ditë.

“Kur zgjohem, mendimet e mia të para janë gjithmonë për humbjen nga Chelsea”.

“Dhimbja te klubi ynë është e fortë, më e fortë saqë kur humbëm nga Manchester Unitedi në finalen e vitit 1999”.

“Mendoj se humbja do të na shqetësojë për shumë kohë. I kam humbur dy finale të Kupës së Botës, 1982 dhe 1986, dhe nga përvoja ime, e di se koha shëron plagët”, ka deklaruar Rummenigge për Welt am Sonntag.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...