Sezoni i Milanit i dështuar

dardanmiftari | Monday, May 07, 2012 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic e konsideron të dështuar sezonin 2011/2012 për Milanin dhe thotë se Rossonerët ia dhuruan Juventusit titullin e kampionit të Italisë.

“Ky sezon është një dështim i madh. Jemi përpjekur që të fitojmë dhe të luajmë më mirë se kurrë më parë. Megjithatë, mendoj se më shumë e humbën ne këtë Scudetto sesa që e fitoi Juve”.

“Ne ia dhamë mundësinë Juves që të fitojë dhe atëherë ata, kuptohet, u motivuan dhe u bënë sërish të uritur”.

“Patëm gjithçka nën kontroll, gjithçka në duart tona, ndërsa pastaj barazuam ndaj Catanias dhe humbëm nga Fiorentina në shtëpi”.

“Sidoqoftë, urime Juves. Ata kanë bërë një punë fantastike”, ka deklaruar Ibra në një intervistë me Aftonbladet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...