Sneijder i ofrohet Cityt?

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Interi është duke inkurajuar Manchester Cityn të bëjë ofertë për mesfushorin holandez Wesley Sneijder.

Tuttosport bën të ditur se Interi dëshiron të nënshkruajë me brazilianin Lucas këtë verë, por ka nevojë të shesë për të krijuar fonde dhe synon të joshë Cityn të harxhojë në Sneijder.

Ky i fundit është lidhur edhe me Manchester United së fundi, pasi transferimi i tij në Old Trafford verën e kaluar dështoi.

Interi mendon se mund të jetë i pa-konkurrencë në garën për Lucas, me Chelsean që tashëm ka marrë shërbimet e yllit të Lille, Eden Hazard, dhe me Real Madridin që mendon se i riu nuk është i gatshëm për La Ligën spanjolle.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...