Thiago Silva s’ka problem me Milanin

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, ka thënë se Milani nuk e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.

Titani i mbrojtjes Rossonere po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane dhe duket se Milani nuk ka mundur të kundërshtojë pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike, nëse është vënë në pikëpyetje qëndrimi i tij.

“Nuk ka pasur probleme me Milani sa i përket pjesëmarrjes time në Lojërat Olimpike në Londër. Unë menjëherë e shpreha dëshirën të luaj në Olimpiadë dhe së pari kam biseduar me Berlusconin për secilin detaj”.

“Problemi i vetëm për Milanin ka qenë që të mos marr pushim shumë të gjatë, por gjithçka është zgjidhur”, ka thënë Silva.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...