Thunder eliminojnë Lakersat

dardanmiftari | Tuesday, May 22, 2012 | 0 Komente

Oklahoma City Thunder i ka dhënë goditjen e fundit Los Angeles Lakers duke e mposhtur me rezultat 106-90 për t’u kualifikuar për të dytin vit radhazi në finalet e Konferencës Perëndimore të NBA-së.
Kevin Durant dhe Russell Westbrook ishin më të spikaturit te Thunder duke shënuar 53 pikë së bashku, për t’u bërë ballë 42 pikëve që shënoi Kobe Bryant për Lakers.

Thunder kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm 4-1 dhe do të luftojnë me San Antonio Spurs për titullin e më të mirit të perëndimit dhe për një vend në finalet e përgjithshme të NBA-së.

Në Lindje, Brandon Bass shënoi 27 pikë për t’i dhënë Boston Celtics fitoren 101-85 ndaj Philadelphia 76ers dhe për t’iu afruar në një fitore finales së Konferencës Lindore. Kevin Garnett shënoi 20, derisa Rajon Rando 13 pikë dhe 14 asistime.

Ndeshja e gjashtë mes dy skuadrave zhvillohet të mërkurën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...