Torres vazhdon me Chelsean
Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, ka deklaruar se do të qëndrojë te Chelsea, pas bisedës që ka pasur me pronarin Roman Abramovich.
‘El Nino’ nuk ka qenë i kënaqur me trajtimin që i është bërë te Blutë në sezonin e kaluar duke lënë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm. Mirëpo, duket se padroni i tij e ka bindur që të qëndrojë.
“Kam biseduar (me Abramovichin) dhe ai më beson. Besimi i tij është i madh dhe kjo më mjafton që të vazhdoj angazhimin”.
“Do të më pëlqente që të luaja më tepër për klubin, mirëpo e rëndësishmja është se gjithçka zgjidhet në fund”, ka thënë Torres për BBC Sport.
Category: Futboll
0 Komente