Valdano: Nëse lavdëron Barcën, je tradhtar në Madrid

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Jorge Valdano thotë se Barcelona dhe Real Madridi ndryshojnë në shumë anë, por që të dyja janë konkurruese pavarësisht dallimeve.

“Real Madridi është një skuadër që është tmerrësisht konkurruese. Ata nuk zhvillohen në të njëjtën mënyrë si Barcelona pasi lojtarët e tyre duhet t’i argëtojnë tifozët”.

“Që kur kam filluar të shoh futboll, nuk kam parë kurrë si Barcelona, që gjithmonë posedon talente dhe gjithmonë do të luajë në të njëjtën mënyrë. Barcelona është produkt i skuadrës së të rinjve. Lojtarët që kanë kaluar nëpër radhët e tyre me lehtësi i adaptohen stilit të Barcelonës”.

“Real Madridi është më ndryshe. Akademia e tyre e të rinjve nuk ka prodhuar lojtarë vetëm për klubin, por për të gjithë komunitetin e futbollit. Ka mbi 100 lojtarë që luajnë në divizionin e parë dhe të dytë në Spanjë të cilët janë rritur nga Real Madridi”, ka thënë Valdano në shoun televiziv “Despertate de Una Vez”.

Ish-drejtori i Realit ka folur edhe për dallimin në mes të kulturave te radhët e të dyja klubeve.

“Nëse i jepni komplimente Barcelonës, kjo ju bën juve tradhtar në Madrid”, ka thënë mes tjerash argjentinasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...