Van der Vaart: Mund ta arrijmë Arsenalin

dardanmiftari | Friday, May 04, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Tottenhamit, Rafal van der Vaart, thotë se ata ende mund t’ia rrëmbejnë pozitën e tretë Arsenalit.

Spurs janë në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Newcastle që rreshtohet e pesta, por me diferencë më të mirë të golave, megjithatë dy skuadrat janë vetëm një pikë prapa Arsenalit me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund.

“Ne shikojmë kah Arsenali – ne kishim 10 pikë avantazh, dhe tash jemi një pikë prapa, por gjithçka është e mundshme”.

“Përderisa ne fitojmë, mendoj se ne do të jemi në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Van der Vaart.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...