Zyrtare: Granit Xhaka lojtar i Munchengladbachut

dardanmiftari | Friday, May 18, 2012 | 0 Komente

Borussia Munchengladbach ka kompletuar transferimin e mesfushorit sensacional shqiptar, Granit Xhaka, nga klubi zvicërran Basel, ka konfirmuar klubi gjerman në faqen zyrtare.

19 vjeçari është lidhur shumë me ekipin që drejtohet nga Lucien Favre dhe të premtën ka nënshkruar kontratën pesëvjeçare.

“Jam i ngazëllyer që kontrata tani është nënshkruar. Vendimi nuk ishte shumë i vështirë. Unë vendosa që të kaloj te Munchengladbachu nga fillimi sepse është klub fantastik”, ka theksuar Xhaka.

Xhaka ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me performancat në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester United, teksa besohet se shuma e transferimit të tij te Munchengladbachu është 8.5 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...