Zyrtare: Lampard nuk luan në Euro

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Anglisë, Frank Lampard, është lënë jashtë kampionatit evropian pasi kishte pësuar një lëndim në kofshë të mërkurën.

33 vjeçari ishte dërguar për një skanim të enjtën, teksa Federata Angleze ka konfirmuar lajmin se ai do të mungojë në kampionatin evropian.

“Është një goditje e rëndë për ekipin, sidomos pasi vjen pas humbjes së Gareth Berryt. Unë jam shumë i zhgënjyer për Lampardin. Ai ka qenë në formë të mirë dhe mezi priste kampionatin”.

“Ai ka dhënë kontribut të madh drejt kualifikimit dhe është keq që ai nuk do të luajë në Euro 2012”, është shprehur Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...