Abate i bindur në sukses në Euro 2012

dardanmiftari | Tuesday, June 05, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate, është i bindur se skandali Scommessopoli nuk do ta pengojë Italinë të shijojë sukses në kampionatin evropian.

“Ne jemi një ekip me shumë dëshirë për t’ia dalë mirë, dhe besoj se ne do të kemi një Euro 2012 të shkëlqyeshme”.

“Ju duhet të jeni në formën më të mirë në turne si ky, dhe mendoj se ne do të jemi në një formë të përkryer”.

“Ne e kemi izoluar veten nga thashethemet dhe spekulimet. Ne jemi të fokusuar vetëm në futboll. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur objektivat tona”, ka thënë Abate.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...