Afellay refuzon klubin Lille
Mesfushori i Barcelonës, Ibrahim Afellay, ka refuzuar një ofertë për t’iu bashkuar klubit francez, Lille.
Sipas Mercato365, dy klubet kishin arritur marrëveshje për transferimin e holandezit, mirëpo 26-vjeçari ka preferuar të qëndrojë në Camp Nou.
Klubi nga Ligue 1 e ka kërkuar Afellayn si zëvendësues të Eden Hazard, i cili iu bashkua Chelseat, dhe i ka ofruar Barcës tetë milionë euro, ndërsa për lojtarin dy milionë euro në sezon.
Megjithatë, ai e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos dhe ka vendosur të vazhdojë me Blaugranët.
Category: Futboll
0 Komente