Xavi nuk e di nëse do të pensionohet nga përfaqësuesja
Mjeshtri i mesfushës, Xavi Hernandez, nuk e di nëse do të marrë pjesë në një tjetër turne të madh me Spanjën pas Euro 2012.
32-vjeçari ka qenë nga kryesorët në triumfet e Furisë së Kuqe në Kampionatin Evropian (Euro 2008) dhe atë Botëror (2010), mirëpo nuk mund të pohojë e as mohojë vazhdimin me kombëtaren pas këtij Evropiani.
“Nuk e di nëse do të jetë turneu im i fundit, ndjehem mirë dhe jam pjesë e të gjitha këtyre fitoreve. Prioritet i imi është që skuadra të fitojë”, ka deklaruar mesfushori i Barcelonës.
Category: Futboll
0 Komente