Alban Bunjaku nënshkruan për Sevillan

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Sevilla ka transferuar mesfushorin shqiptar Alban Bunjaku nga skuadra angleze e Arsenalit.

Daily Mail shkruan se 18-vjeçari kosovar me nënshtetësi angleze është produkt i akademisë së Arsenalit, të cilit klub iu bashkua që nga mosha tetëvjeçare.

Por pavarësisht se u tregua premtues, ai është lejuar të largohet drejt klubit spanjoll, për të qenë përforcimi i tretë i ri për andaluzianët këtë verë.

Sevilla po ashtu ka transferuar Javi Hervas nga Cordoba dhe kilianin Bryan Rabello nga Colo Colo.

Gazeta britanike shkruan se Bunjaku po ashtu ka nxitur një luftë në mes të Anglisë dhe Shqipërisë. Derisa Federata Angleze synon ta angazhojë atë me Tre Luanët, Federata Shqiptare po ashtu e sheh Bunjakun si yllin e ardhshëm të përfaqësueses kuqezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...