Alves: Neymar, eja te Barca

dardanmiftari | Wednesday, June 20, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, edhe njëherë i ka bërë thirrje bashkëkombasit të tij, Neymar, që të transferohet në Camp Nou.

“Ai duhet që të shkojë në Europë, për hirë të kombëtares dhe për hirë të vetvetes. Brazili tani është shumë i vogël për të. Në Evropë ai do të mësojë gjëra që nuk po mësohen në Brazil. Ai është lojtar i madh, por këtu ai do të përmirësohet më shumë dhe kundërshtarët do ta respektojnë më shumë”.

“Te Barcelona, Neymar do të përmirësohej shumë. Profili i tij përshtatet me atë të pjesës tjetër të ekipit”, ka thënë Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...