Aragones: Spanja do ta fitojë Euro 2012

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Ish-përzgjedhësi i Spanjës, Luis Aragones, mendon se Spanja do ta fitojë Euro 2012 për shkak se hyn në kampionat pa ndonjë presion të madh.
“Mendoj se Spanja do ta fitojë Euro 2012, jam i sigurtë për këtë. Unë e njoh grupin shumë mirë dhe gjëja më e rëndësishme është që ekipi është së bashku”.

“Ata do të dalin fitues për shkak të presionit më të vogël pas fitimit të dy kampionateve të kaluara”, është shprehur Aragones për AS.

73 vjeçari menaxhoi kampionët e Evropës nga viti 2004 deri në vitin 2008 dhe doli fitimtar në vitin e tij të fundit në krye të Stuhisë së Kuqe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...