Arbeloa: Jo gjithmonë shkëlqejmë

dardanmiftari | Saturday, June 23, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Spanjës, Alvaro Arbeloa, është shprehur kundër atyre që kanë kritikuar lojën e spanjollëve në Euro 2012.

Loja e Spanjës është një lojë e bezdisshme e dominuar nga posedimi i lart në top, ndërsa kjo ka bërë që Iberikët të humbasin në shkëlqim.

“Debatet se ne nuk po luajmë mirë vijnë direkt nga Spanja. Njerëzit nuk e kuptojnë se në një kampionat të tillë vështirësitë janë shumë të mëdha”.

“Ju nuk mund të fitoni çdo ndeshje me rezultat 3-0 dhe jo gjithmonë shkëleni. Kundërshtari luan po ashtu, por për kritikët ata nuk ekzistojnë. Unë kam luajtur në Angli dhe e di se cila lojë u pëlqen atyre: e hapur, me shumë raste. Ndoshta kur njerëzit shohin lojën tonë, një lojë e definuar nga kontrolli, mund vërtet të bezdisen. Kjo është normale, mund të kuptoj këtë”, ka thënë Arbeloa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...