Barca fokusohet në Javi Martinez
Barcelona raportohet se e ka shndërruar mbrojtësin e Atletico Madridi, Javi Martinez, në cakun kryesor të afatit kalimtar të verës.
Pas dështimit për të transferuar yllin e Milanit, Thiago Silva, Blaugranët tash janë kthyer kah Martinez, shkruan El Mundo Deportivo.
Kontrata e Martinez ka një klauzolë blerëse që kap vlerën e 40 milionë euro, edhe pse Barca dëshiron të bëjë biznes për më pak se gjysmën e kësaj shume.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, po ashtu është i interesuar në 23-vjeçarin spanjoll.
Category: Futboll
0 Komente