Kroatët luajnë më mirë për kombëtaren – për dallim nga Messi dhe Ronaldo
Kapiteni i Kroacisë, Darijo Srna, ka bërë të ditur se përfaqësuesja e tij nuk ka frikë nga Spanja, skuadër me të cilën zhvillon ndeshjen vendimtare në kuadër të Grupit C.
Kroatët janë pranë kualifikimit në çerekfinale dhe u duhet së paku një barazim prej 2-2 ose më lartë kundër kampionit në fuqi, për të qenë në fazat e eliminimit direkt të Euro 2012
“Ne kemi 23 luanë në skuadër. Nuk kemi kompleks, nuk ia kemi frikën Spanjës, nuk i mbirespektojmë ata”.
“E gjithë bota do të na shikojë dhe ne tashmë kemi treguar se mund të luajmë me ekipet e mëdha dhe mund të fitojmë”.
“Nëse shikoni Lionel Messin, ai nuk luan po aq mirë për Argjentinën sa luan për Barcelonën, e njëjta me Cristiano Ronaldon, ai nuk luan po aq mirë për Portugalinë”.
“Mirëpo, lojtarët kroatë, luajnë shumë më mirë për kombëtaren sesa për klubet e tyre. Jemi të gatshëm të luftojmë”, u ka thënë Srna gazetarëve.
Category: Euro 2012
0 Komente