Benitez lëvdon Guardiolën

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka lëvduar ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, duke thënë se ai ka lënë pas një imazh të cilin do ta ndjekin gjenerata të tëra të trajnerëve.

“Mendoj se ai është shembull për të gjithë trajnerët, pasi di të sillet mirë dhe të transmetojë vlera edhe jashtë futbollit. Ai ka qenë shembull i jashtëzakonshëm. Unë kuptoj ndoshta që ishte më mirë për të që të pushojë një vit dhe të përgatitet për të ardhmen”.

“Jam i sigurtë se ai do të kthehet dhe mendoj se ai do të provonte edhe përvoja në kampionate tjera, ndërsa Liga Premier është shumë atraktive”, është shprehur Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...