Sacchi: Reali e kërkoi Silvën para dy vitesh

dardanmiftari | Sunday, June 03, 2012 | 0 Komente

Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, ka zbuluar se Real Madridi e kishte kërkuar mbrojtësin Thiago Silva dy vjet më parë, por Rossonerët refuzuan ofertën e mbretërve.

“Thiago Silva është qendërmbrojtësi më i mirë në botë dhe Barcelona nuk ka pasur kurrë një njeri si ai. Ai ka cilësi të mrekullueshme, ai mund të luajë me top, të mbrohet, është markues i mirë dhe i mirë në ajër, solid dhe profesional. Thjesht, ai ka gjithçka”.

“Nuk mendoj se Milani mund të heqë dorë nga Thiago Silva, pasi do të ishte tradhti ndaj tifozëve Rossonerë. Dyshoj se ai do të shitet. Përpos saj, Rossonerët tashmë kanë refuzuar një ofertë nga Jose Mourinho dy vjet më parë”, është shprehur Sacchi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...