Bento: Ta ruajmë dëshirën për fitore

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Portugalisë, Paulo Bento, e ka bërë të qartë se kombëtarja e tij gjendet nën presion të madh para ndeshjes së xhiros së dytë të fazës grupore ndaj Danimarkës.
Portugezët u mposhtën me rezultat minimal në ndeshjen e parë nga Gjermania, ndërkohë që danezët befasuan duke mposhtur Holandën.

“Mendoj se nuk ka favoritë për nesër (e mërkurë)... Këto dy ekipe janë shumë të ngjashme në aspektin e rasteve në ndeshjen e fundit. Skuadra me ambicie, dëshirë të njëjtë për të avancuar në këtë turne”.

“Do të japim 100 për qind. E dimë se kemi pasur sukses një herë dhe se mund t’ia dalim sërish”.

“Kemi më tepër presion sesa që kishim ndaj Gjermanisë, mirëpo kjo nuk është hera e parë që lojtarët kanë qenë në një situatë të këtillë, dhe secili që luan futboll duhet të jetë i gatshëm që të fitojë në këto raste”.

“Nuk duhet ta humbim dëshirën për të fituar”, ka deklaruar Bento.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...