Loew: Duhet ta fitojmë ndeshjen e dytë grupore

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Strategu gjerman, Joachim Loew, i ka urdhëruar lojtarët e tij që të fokusohen në lojën e tyre gjatë ndeshjes ndaj Holandës në kuadër të Grupit B.
“Të gjithë e dinë se Holanda është një skuadër që është në nivel të lartë botëror dhe ka qenë e tillë për shumë vite falë kualitetit dhe mënyrës së lojës”.

“Ata gjenden në një situatë të vështirë, sepse e humbën ndeshjen e parë, mirëpo kjo nuk ka rëndësi për ne”.

“Ne duhet të shikojmë se çfarë mund të bëjmë, ne duhet ta fitojmë ndeshjen e dytë grupore”.

“Nuk mendoj se Holanda meritoi të humbte nga Danimarka, sepse patën shumë raste dhe ishin shumë të pa fat”, ka thënë Loew.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...