Danimarka do të luajë për fitore ndaj Portugalisë

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Trajneri i kombëtares daneze, Morten Olsen, ka njoftuar se do të startojë me të njëjtin formacion që luajti ndaj Holandës edhe në sfidën e radhës kundër Portugalisë.
Danimarka bëri befasinë e parë në Euro 2012 duke mposhtur njërin nga favoritët – Holandën, ndërsa Olsen thotë se të zgjedhurit e tij janë përplot vetëbesim para ndeshjes ndaj kombëtares së Cristiano Ronaldos.

“Ndaj Portugalisë do të luajmë njësoj si ndaj Holandës”.

“Këto janë dy vende që e njohin njëri-tjetrin, sepse jemi takuar në kualifikime për Kampionatin Botëror dhe Evropian”.

“Ne kemi qenë me fat. Duhet fat për të arritur ku jemi sot. Nuk varet vetëm nga forma, por pak edhe nga fati”, ka deklaruar 62-vjeçari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...