Milani pas Pablo Osvaldo
Milani është duke menduar opsionet për një transferim të sulmuesit të Romës, Pablo Osvaldo.
Goal shkruan se Rossonerët janë të interesuar të përforcojnë vijën e sulmit gjatë verës pasi kanë vendosur për të mos nënshkruar kontratë të përhershme me Maxi Lopez, i cili e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar nga Catania.
Alessandro Matri, i cili ka punuar me trajnerin Massimiliano Allegri te Cagliari nga viti 2008 deri në vitin 2010, po ashtu është duke u menduar nga drejtuesit Rossonerë, por trajneri 44-vjeçar është duke kërkuar edhe alternativa të tjera.
Osvaldo nënshkroi për Romën nga Espanyol verën e kaluar për 17.5 milionë euro, dhe shënoi 11 gola në Serie A për klubin nga kryeqyteti italian.
Por 26-vjeçari raportohet se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri, Zdenek Zeman, dhe Roma mund ta lejojë atë të largohet për 7 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente