Blanc largohet nga posti i trajnerit

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Strategu francez, Laurent Blanc, ka vendosur të mos e vazhdojë punën si trajner i kombëtares së tij – shkruan L’Equipe.

‘Trekolorët’ arritën deri në çerekfinale të Euro 2012 ku u eliminuan nga Spanja, mirëpo edhe loja e tyre në fazën grupore ishte zhgënjyese.

Po ashtu, edhe ky turne u shoqërua me probleme të shumta mes lojtarëve në kampin stërvitor dhe kjo ka bërë që Blanc të vendosë për të mos e vazhduar kontratën.
Trajneri i Marseille, Didier Deschamps, pritet të jetë njeriu që do ta marrë postin e trajnerit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...