Guardiola: Alba, transfer i shkëlqyer

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka përshëndetur vendimin e drejtuesve të klubit për transferimin e Jordi Albas nga Valencia.

Blaugranët njoftuan të enjten se kanë arritur marrëveshje me Los Che për transferimin e mbrojtësit të majtë për 14 milionë euro, ndërsa Pep mendon se 23-vjeçari është lojtar kualitativ.

“Jordi Alba është transferim i shkëlqyer. Do të kënaqem duke e shikuar te Barca në sezonin e ardhshëm, sepse ai është lojtar shumë i mirë”, ka deklaruar Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...