Blokhin: Franca iu përshtat fushës

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares ukrainase, Oleg Blokhin, beson se Franca iu ka përshtatur më mirë kushteve atmosferike në Donbass Arena, por ka refuzuar që të fajësojë motin për rezultatin e dobët të ekipit të tij.
“Kushtet ishin të njëjta për të dyja ekipet, ndoshta Franca u përshtat më shpejt me këto kushte atmosferike”.

“Por, ata janë prej ekipeve më të mira në botë dhe një prej favoritëve kryesorë për këtë kampionat, ndërsa edhe nëse do të kishim fituar unë nuk do të ndryshoja mendimin tim, nuk varet nga rezultati. Ne nuk bëmë asgjë, ne nuk kemi ditur nëse do të luanim. Tifozët nuk duhet të vërshëllejnë, por të na përkrahin”, ka deklaruar Blokhin.

Opsioni i vetëm që Ukraina të kualifikohet tutje është heroizmi ndaj Anglisë, ku fitorja është e pa shmangshme nëse nikoqirët dëshirojnë çerekfinalen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...