Casillas: Pique mund ta ndalojë Ronaldon

dardanmiftari | Tuesday, June 26, 2012 | 0 Komente

Iker Casillas është i bindur se Spanja do të arrijë t’ia dalë me Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon edhe në mungesë të Carles Puyol për ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2012.

Kampionët e Evropës dhe botës përjetuan një goditje para fillimit të garës kur mbrojtësi i Barcelonës nuk mundi të udhëtojë në Euro 2012 për shkak se duhej t’i nënshtrohej një operacioni në gju.

Edhe pse ishte pa mbrojtësin me përvojë, Spanja pranoi vetëm një gol në katër ndeshje në kampionatin evropian, dhe Casillas beson se Gerard Pique do të jetë në gjendje ta mbulojë mungesën e Puyol dhe të pengojë kërcënimin që paraqet Ronaldo edhe në ndeshjen e radhës.

“Mungesa e Puyol? Pique gjithmonë ia ka dalë mirë, edhe te Barca edhe në ekipin kombëtar spanjoll”, ka thënë Casillas për Punto Radio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...