Chelsea ringjall interesimin për Modric

dardanmiftari | Friday, June 29, 2012 | 0 Komente

Chelsea ende ka shpresa të nënshkruajë me mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.

Telegraph shkruan se Chelsea ka bërë pyetje për Modric, por ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Tottenhamit.

Kryetari i bordit të klubit anglez, Daniel Levy, mbetet i vendosur të mos e shesë kroatin te ndonjë rival i Ligës Premier, por mësohet se edhe interesimi i Real Madridit është ftohur ditëve të fundit.

26-vjeçari kroat po ashtu kërkohet edhe nga Manchester United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...