Handanovic nuk është në shitje
Drejtori i Udineses. Andrea Carnavale, ka hedhur poshtë largimin e portierit boshnjak, Samir Handanovic, gjatë kësaj vere.
27 vjeçari është bërë lojtari kyç i Udineses dhe ndihmoi ekipin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa tashmë ka rënë në syrin e Interit që e sheh atë si pasues të Julio Cesar.
“Asnjë prej lojtarëve nuk do të largohet, portieri sidomos nuk ka gjasa që të largohet”, ka theksuar drejtori i Udineses.
Category: Futboll
0 Komente