Danezët këpusin Tulipanët
Holanda është befasuar në ndeshjen e parë të kampionatit evropian, Euro 2012, pasi është mposhtur nga Danimarka me rezultat minimal 1:0.
Ndeshja e cila u zhvillua në Kharkiv filloi me dominim në posedim të holandezëve të cilët me anë të disa daljeve në minutat e para synuan golin, por të pa saktë u treguan Sneijder dhe Van Persie.
Sidoqoftë, në rastin e parë të saktë u treguan danezët. Krohn-Dehli pas një mashtrimi brenda zonës ku i rrëzoi nga loja tri lojtarë të Holandës, arriti që bukur të shënojë nën këmbët e Stekelenburg për 1:0 që në fund ishte dhe rezultati përfundimtar.
Në vazhdim të takimit holandezët tentuan që të bëjnë rikthimin, por mungoi konkretizimi i rasteve te Tulipanët, të cilët në fund luajtën edhe me shtatë sulmues, por këto përpjekje u treguan të kota.
Danimarka kështu përkohësisht kryeson Grupin B të vdekjes në Euro 2012. Gjermania dhe Portugalia zhvillojnë ndeshjen tjetër të Grupit B me fillim nga ora 20:45.
Category: Euro 2012
0 Komente