Del Bosque lavdëron mbrojtjen

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka lavdëruar lojtarët e repartit të mbrojtjes, pasi skuadra e tij u kualifikua në finale të Euro 2012.

Spanja mbrëmë barazoi pa gola ndaj Portugalisë dhe arriti të kualifikohet më tej vetëm pas gjuajtjes së penaltive.

“Ne mund ta diskutojmë se nuk luajtëm shumë mirë, por në mbrojtje ne ishim të shkëlqyeshëm, të katër mbrojtësit dhe dy mesfushorët defensiv. Ne kishim argëtim me Navas dhe Pedron në krahë”.

“Jemi të lumtur, kemi dhënë një mund të jashtëzakonshëm në çdo ndeshje gjatë gjithë 90 minutave. Ne kemi qenë ekip më mirë në kohën shtesë. Ishte një ndeshje e kontrolluar, shumë e ngadalshme”.

“Ne të gjithë jemi të kënaqur pasi kemi lojtarë fantastik, edhe pas një sezoni të vështirë, ata dhanë gjithçka”, ka thënë Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...