Platini: Italia është “shampanjë”
Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, thotë se ai është i entuziazmuar nga paraqitjet e Italisë në Euro 2012, për shkak të qasjes sulmuese të ekipit të Cesare Prandellit.
I pyetur nga Gazzetta dello Sport nëse ekipi i Italisë mund të definohet si korrupsion, murr ose shpageta, francezi ka përdorur një emër tjetër – shampanjë.
“[Ata mund të definohen si] shampanjë. Pasi Prandelli e ka ndryshuar stilin e tyre të lojës. Ata janë një ekip që luajnë mirë që nga mbrojtja dhe shkojnë në sulm. Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm”.
“Jam i befasuar për të mirë nga Balotelli. Ai ka humbur disa raste, por së paku ka qenë kreativ dhe ia ka dalë mirë për skuadrën. Kurrë nuk e kam parë atë live, dhe më pëlqeu”, ka thënë Platini.
Category: Euro 2012
0 Komente