Low: Duhet ta heshtim Pirlon

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, thotë se izolimi i mesfushorit të Juventusit, Andrea Pirlo, është çelësi për të mposhtur Italinë.

Dy përfaqësueset do të përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Euro 2012, dhe fituesi do të përballet me Spanjën në finalen e madhe për titullin e më të mirit të Evropës.

“Ne jemi ku kemi dashur të jemi. Mendoj se katër skuadrat më të mira kanë arritur këtu. Këto katër skuadra kanë luajtur futbollin më të mirë”,.

“Italia ka bërë një rikthim të mirë me Antonio Cassano dhe Mario Balotelli, ata kanë lojtarë të klasit dhe veçanërisht Pirlo. Ai është që jep taktika, ide dhe drejton skuadrën”.

“Ne duhet t’i shqetësojmë këta lojtarë dhe të mendojmë në një mënyrë se si t’ia dalim më mirë se ata në mesfushë dhe ta diktojmë tempon vetë. Ne kemi një plan për ta ‘çarmatosur’ Pirlon”, ka thënë Low.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...